Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se ai nuk ishte në dijeni për ndonjë propozim të ri në lidhje me marrëveshjen e grurit mes Ukrainës dhe Rusisë me ndërmjetësimin e Turqisë të cilës i mbaron afati të hënën.
“Unë nuk jam i informuar për ndonjë ofertë të re”, u tha Lavrov gazetarëve, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Federata Ruse e kishte furnizuar vërtet Turqinë me oferta të reja.
Rusia ka kërcënuar vazhdimisht se do të tërhiqet nga marrëveshja duke përmendur sanksionet perëndimore që kufizojnë eksportet e saj bujqësore dhe faktin se marrëveshja, ku sipas Moskës, nuk kanë përfituar vendet në jugun global.