Akrepat e orës ecin dhe e ardhmja e Kylian Mbappé mbetet e pasigurt. Sot fenomeni francez do t’i rikthehet veshjes së fanellës së Paris Saint-Germain, duke iu bashkuar grupit të Luis Enrique pas pushimeve dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe fizike përpara se të mund të stërvitet së bashku me skuadrën.
Pak më shumë se një muaj pas deklaratave bombë për të ardhmen e tij, të cilat e çuan PSG-në në një aut-aut (ose rinovon ose do të shitet), francezi po përgatitet të takohet me drejtuesit e lartë të klubit. Nesër fillon java vendimtare për të ardhmen e Mbappes.
Real Madridi mbetet në dritare dhe do të bëjë gjithçka për të blerë lojtarin në këtë dritare të merkatos dhe ditët në vijim mund të kenë zhvillime të rëndësishme në këtë kuptim. Më 22 korrik PSG do të niset për turin në Japoni, ndërsa miqësorja e parë do të luhet më 25, por nuk është e sigurt që Mbappé do të marrë pjesë.