Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë të mërkurën pasdite, në orën 17:30 Asamblenë e Partisë Socialiste.

Fokusi i kësaj mbledhjeje mes selisë rozë do të jetë tek ndarja e detyrave e përgjegjësive për kryebashkiakët e rinj e drejtues të qarkut.

Burime bëjnë me dije se do të ketë një riktheksim nga kryesocialisti se nuk PS nuk do të jetë mburojë e askujt që përballet me drejtësinë.

Këto zhvillime vijnë pasi ish numri i dy i qeverisë Arben Ahmetaj po përballet me drejtësinë dhe aktualisht është në kërkim ndërkombëtar.

Përpos tij, në dosjen voluminoze të hetuar nga SPAK ka edhe një sërë eksponentësh politikë.

Mazhoranca e sheh këtë si sukses të reformës në drejtësi ndërsa shpesh në retorikën e tyre thuhet se përgjegjësia është personale.