Artisti Genc Prelvukaj ka marrë urimin emocionues nga partnerja e tij, këngëtarja Eni Koçi.
Ajo publikoi një foto ku shfaqet krah reperit duke i dedikuar fjalët më të ëmbla.
“Gëzuar ditëlindjen bashkëshortit tim. Për mbretin e zemrës sime, njeriun e ëndrrave të mia, babain më të mirë dhe dashurinë e jetës sime. Unë jam gruaja më me fat në tokë sepse të kam pranë. Gëzuar ditëlindjen dashuri”– ishte urimi i saj për artistin.