Inter – Egnatia do jetë miqësorja e 13 gushtit që do zhvillohet në Ferrara të Italisë.
Ka qenë presidenti i rrogozhinasve, Agim Demrozi që para ndeshjes së Conference League kundër Ararat-Armenia, zhvilluar të enjte në Elbasan, ka konfirmuar këtë miqësore luksi.
Skuadra e Superligës luan me një nga klubet më të rëndësishme në Serie A, duke treguar se nuk është çudi rritja e klubit nga Shqipëria qëndrore.
Tanimë Egnatia do ketë përballë Asllanin me shokë. Pak ditë para nisjes së Serie A (19 gusht), Egnatia përballet me zikaltërit e Inzaghit, skuadrën finaliste të Champions League edicionin e fundit.