Manchester City fitoi 2-1 kundër Bayern Munich në një miqësore luksi të zhvilluar në stadiumin Olimpik të Tokios. Më shumë se 65 mijë tifozë shijuan spektaklin që dhuruan dy nga skuadrat më të forta në Evropë.
Ndeshja u zhbllokua nga McAtee në të 26 minutë, fantazisti i ri që kaloi në avantazh Manchester City-n. Pjesa e parë e lojës u mbyll me këtë rezultat, teksa në fraksionin e dytë të ndeshjes bavarezët e Tuchel bënë shumë zëvendësime.
Në bazë të emrave që u hodhën në fushë, Bayern barazoi në të 81 minutë me Tel. Edhe Guardiola bëri shumë zëvendësime, teksa goli i dytë për të tijtë dhe ai i fitores u shënua nga Laporte në minutën e 86 të ndeshjes.
Të dyja skuadrat treguan cilësi në fushës, ndërsa do vijojnë të marrin ngarkesën e duhur fizike në turneun aziatik, aty ku janë programuar edhe teste të tjera miqësore.