Çështja e kryetarit të zgjedhur në Himare, Fredi Beleri, ishte një ndër çështjet që diskutuan kryeministrit Edi Rama dhe homologu i tij Kiriakos Mitsotakis në Vilnius të Lituanisë. Kreu i qeverisë greke deklaroi para gazetarëve, se i ka kërkuare Ramës lirimin e sa më parë të Belerit.

“Me homologun tim shqiptar, zotin Rama, e ritheksova edhe një herë se kjo çështje është një çështje që duhet zgjidhur. Është çështje e shtetit të së Drejtës, dua ta theksoj këtë, kur një kryetar i zgjedhur burgoset pa akuza të vlefshme dhe mbahet në burg pa pasur mundësi të betohet. Këto janë gjëra që nuk duhet të ndodhin në një vend që e ka vendosur shtetin e së Drejtës Europiane në krye të reformave që dëshiron të bëjë për t’iu afruar unionit. Mendoj se mesazhi im ishte i qartë: respektoj pavarësinë e gjyqësorit shqiptar, nga ana tjetër mendoj se të gjithë e kuptojmë se kjo çështje duhet të zgjidhet shpejt”, ka thënë ai.

Reagimi vjen një ditë pasi në parlamentin europian me propozim të deputeteve greke, kaloi një rezolute ku u përmend dhe çështja Beleri. Konkretisht amendamenti mori 290 vota pro dhe 256 kundër.

Kërkesa u paraqit në emër të dy grupimeve nga eurodeputeti i SYRIZA-s, Stelios Kuloglu.

Beleri u arrestua disa ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, nën dyshimin për blerje votash.