Astrologia Meri Shehu tha për “Good Morning Albanians” se nuk duhet të planifikojmë martesa në muajin gusht, pasi ndryshe do të ndahemi shpejt.
Kjo këshillë vjen sidomos për ata që i përkasin shenjës së Luanit, pasi sipas astrologes, në fund të muajit gusht, Afërdita do jetë në të kundërt gjë që mund të shkaktojë ndarje më të shpejtë të çifteve që zgjedhin të martohen.
“Me Afërditë të kundërt nuk martohet njeriu se i bie të ketë probleme. Megjithëse ne në Shqipëri është pak problem me martesat në gusht. Thuhet se po u martove në gusht ndahesh shpejt, po me Afërditë të kundërt ndahesh fare”, tha Meri Shehu.