Nëntë persona humbën jetën në Rusinë qendrore, ku erërat e forta shkulën pemët dhe shiu i dendur shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në qindra vendbanime.

Shtatë persona u vranë dhe 27 të tjerë u plagosën në një kamping pranë liqenit Yalchik në rrethin Mari-El.

AFP, duke cituar autoritetet lokale, thotë se tetë njerëz vdiqën në kamp.

Imazhet e postuara nga ministria e Emergjencave të Rusisë në aplikacionin Telegram tregojnë makina dhe tenda të dëmtuara rëndë nga pemët e rrëzuara.

Stuhitë shkaktuan ndërprerje të energjisë në 520 vendbanime, shkatërruan çati dhe 41 ndërtesa banimi, si dhe shtatë ndërtesa që strehojnë shërbime sociale në tetë rajone të Rusisë, thanë zyrtarët vendas.