NATO ka njoftuar se do të ketë një rritje prej 8.3% të buxhetit për mbrojtjen e vendeve që janë pjesë e aleancës së Atlantikut të Veriut.
Vetëm dhjetë vende e kalojnë pragun prej 2% të PBB-së së saj, që është synimi i NATO-s. Në vitin 2023, SHBA-ja pritet të shpenzojë 743 miliardë dollarë për shpenzimet e mbrojtjes, ndërsa vendet e Evropës dhe Kanadasë do të shpenzojnë gjithsej 356 miliardë dollarë, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Sipas vlerësimeve të aleancës së Atlantikut të Veriut në vitin 2023, vetëm 11 anëtarë të NATO-s do të arrijnë qëllimin e shpenzimeve të mbrojtjes të barabarta ose mbi 2% të PBB-së.