Nga Flogert Muça/
Carlo Bollinon e njohin të gjithë. Është një gazetar i sprovuar që ka sjell risi në mediat shqiptare dhe ka qenë një shkollë gazetarie për Shqipërinë tonë që nga vitet 90. Sepse ai vinte nga shkolla italiane ndërsa ne ishim të verbër nga propaganda diktatoriale.
Bollino sot është sulmuar nga Sali Berisha, në përpjekje për të gjetur fajtorë për shpalljen ‘’non grata’’ nga Britania e Madhe. Zbardhja e disa të pathënave që ‘përvëlonin’ familjen Berisha, janë marrë si provë nga Britania në shpalljen e tij, pretendoi sot Berisha. Për këtë arsye ai ka sulmuar gazetarin ashpër si pjesë e një komploti ndaj tij.
Në fakt Sali Berisha duke e sulmuar i ka bërë një nder të madh Carlo Bollinos, sepse edhe nëse është ashtu si thotë Berisha (që Britania e Madhe iu është referuar investigimeve të mediave të tij Report TV dhe Shqiptarja.com për ta shpallur atë non grata), ka treguar se Bollino dhe mediat e tij janë të besueshme ndërkombtarisht, ndryshe nga Berisha që është i dënuar për shpifje. Sepse nëse doktori se mban mend se mosha bën të veten, Bollino e ka mundur në gjyq Berishën për shpifje. Ai ishte paditur para 2 vitesh për shpifje nga gazetari dhe botuesi për disa publikime që ka bërë ish-kryeministri në adresën e tij zyrtare në Facebook dhe gjatë një interviste televizive. E më 11 prill 2023 Berisha është dënuar për shpifje nga Gjykata e Tiranës me 1 milion lekë të vjetra dhe shpenzimet gjyqësore.
Ndaj unë e kuptoj Sali Berishën. Ai është në një hall shumë të madh e sot u duk sikur po paralajmeronte çfarë mund t’i ndodhë Familjes së tij nga nga drejtësia e re, për çfarë ka bërë gjatë kohës kur ishte në pushtet.
Sulmi ndaj mediave nga ana e Berishës nuk është risi. Ai ka djegur media, i ka kërcënuar, u ka vënë gjoba miliona euroshe, ka rrahur gazetarë, u ka djegur makinat përpara shtëpisë duke terrorizuar familje. Të gjitha këto i ka bërë duke qenë në pushtet.
Sot ai ngjan si një bishë e plagosur rëndë, që nuk ka më fuqi të bëjë asgjë veçse të shajë e shpifë ndaj kujtdo për të mbrojtur të shkuarën e tij që SHBA dhe Britania e Madhe e kanë cilësuar si të zezë. Por, kur sulmohesh nga një qenie e tillë politike, kreditet vetëm të rriten. Dhe Bollinos sot (edhe pse nuk kishte nevojë për të) Berisha duke dashur ta sulmojë, ja ka rritur kreditet si gazetar e media e besueshme.