Komisioni i Veprimtarive ka miratuar projektligjin i cili parashikon administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social.
Përfaqësuesja e kryeministrisë Elira Kokona theksoi se me këtë draft synohet të zgjidhrt ngërci me objektet që tashmë janë në shkelje të lejes së ndërtimit.
Në draft parashikohet se për strehim do të kalojnë ato ndërtime të cilat nuk mund të shëmben pasi nuk plotësojnë disa kritere të parashikuara në ligj.
Ky projektligj vjen si pjesë e paketës ligjore në kuadër të përmirësimit të procedurave të planifikimit dhe të ndërtimit, me qëllim parandalimin e problematikave në të ardhmen. Ligji parashikon regjistrimin e objekteve të konfiskuara pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës si dhe për krijimin e Fondit të veçantë të objekteve të konfiskuara.