Tirana fitoi 1-2 me Dinamo Batumin në Gjeorgji, teksa mori biletën për në turin e dytë kualifikues të Conference League. Djemtë e Orges Shehit tanimë kanë përballë skuadrën e Besiktas, me gjigantët turq që janë më të favorizuar në këto përballje.
Ndeshja e parë do luhet në “Emirates” në Stamboll më 27 korrik në 20:00, teksa ndeshja e kthimit do zhvillohet një javë më vonë në Shqipëri. Bardheblutë kanë shansin të tregojnë cilësitë kundër një ekipi që vlen 86 milionë euro dhe ka në përbërje emra si: Gedson Fernandes, Salih Ucan, Ghezzal apo Aboubakar, që janë të afirmuar në Evropë.