Kompania kineze trip.com, një nga agjencitë më të mëdha të udhëtimit online në botë, po prezanton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve me vlerë 138 milionë dollarë për të inkurajuar 32,000 punonjësit e saj që të kenë fëmijë.
Në mënyrë të veçantë, punonjësit që kanë punuar me kompaninë për të paktën tre vjet do të marrin një bonus vjetor prej 10,000 juanë (1,376 dollarë) për çdo fëmijë të porsalindur që nga ditëlindja e tyre e parë deri në moshën pesë vjeç. Politika e re e kompanisë do të hyjë në fuqi nga e shtuna.
“Përmes prezantimit të kësaj shtese të re për kujdesin e fëmijëve, ne synojmë të ofrojmë mbështetje financiare që do të inkurajojë punonjësit tanë të fillojnë ose të rrisin familjet e tyre ,” tha kryetari ekzekutiv i kompanisë.
Popullsia e Kinës u tkurr në vitin 2022 për herë të parë në të paktën 60 vjet, në vetëm 6.77 lindje për 1000 njerëz. Vendi tani është shteti i dytë më i populluar në botë, pas Indisë, sipas Kombeve të Bashkuara.
Kujtojmë se Kina ka hequr të ashtuquajturën politikë të një fëmije rreth tetë vjet më parë, duke lejuar çiftet e martuara të kenë dy fëmijë.