FSHF-ja ndryshoi formatin e Kategorisë Superiore për sezonin 2023-2024 duke përzgjedhur fazën “Final 4”.
Edhe pse FSHF-ja konfirmoi në komunikatën e djeshme për ndryshimin e formatit se është rënë dakor me klubet, jo të gjithë rezultojnë të kenë mbetur të kënaqur pas këtij vendimi të Komitetit Ekzekutiv.
Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi është i dyzuar për vendimin e marrë dje nga Komiteti Ekzekutiv.
Edhe pse i fokusuar te ndeshja që Partizani kishte dje për turin e parë të Ligës së Kampioneve kundër BATE Borisov në Hungari, Gazmend Demi dha këtë përgjigje pasi u pyet nga “Panorama Sport”:
“Jam duke e studiuar, por për momentin jam i dyzuar. Do ta shikoj mirë dhe do t’ju them. Sot (dje) kam vetëm ndeshjen e Partizanit”, u shpreh ai.