Marash Kumbulla ka qenë një nga lojtarët më të dalluar në vitet e fundit në Itali, sidomos kur ishte pjesë e skuadrës së Hellas Veronës. Mbrojtësi i Kombëtares u largua nga Verona për t’u transferuar te Roma, për të cilin ishte një hap i madh në karrierë.

Ky transferim i ka sjellë edhe të ardhura të konsiderueshme klubit të Veronës, duke qenë se Roma ka paguar plot 22 milionë euro, shifër kjo jashtëzakonisht e lartë duke parë shitjet e tjera që klubi ka bërë.

Mediat italiane e konsiderojnë Hellas Veronën si një minierë ari për prodhimin e talenteve dhe furnizimin që i bën klubeve të tjera në Itali. Si shembull kryesor për këtë sukses, merret edhe rasti i mbrojtësit Marash Kumbulla.