Kryeministri Albin Kurti kushëzoi takimin me kryeministrin Edi Rama me mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.Kryeministri Edi Rama do të jetë nesër në Prishtinë nga ku do të nisë turin ballkanik në kuadër të përgatitjeve të samitit për procesin e Berlinit që pritet të mbahet në tetor.

”E di që do të vijë. Vizita ka të bëjë me samitin e radhës të procesit të Berlinit që pritet të mbahet në tetor. Miqësisht i kam kërkuar Ramës se meqë do të rrijë e qëndrojë 2 ditë e 1 natë ta mbajmë dhe mbledhjen e qeverive që u anulua pa arsyeshme ndonëse ishte paraparë në Gjakovë. I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet. Çdo ditë e humbur është dëm për qytetarët. Nuk e takoj nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anulua”- tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një deklaratë për gazetarët ka bërë me dije se ai është pro për zhvillimin e zgjedhjeve të parakoshme në veri të Kosovës, por ai nuk mund të garantojë pjesëmarrjen e Listës Serbe. Kurti u shpreh se ndërkombëtarët nuk arritën që t’i plotësojnë atij premtimin që Lista serbe të futej në zgjedhje.

‘Unë besoj se kemi treguar gatishmëri dhe investimin tonë maksimal për deeskalim. Eskalimi po ndodh në territor të Kosovës normalisht që i intereson Beogradit. Zgjedhjet parakohshme janë ata që e largojnë kryetarin nga ambienti i komunës. Më shumë se ¾ e ekstremisteve të dhunshëm të identifikuar janë në liri. Zgjedhjet e parakohshme do të duhet të përgatiteshim. Unë i kam lutur faktorët ndërkombëtar. Mua më kanë premtuar ndërkombëtarët se po e pranuam aneksin e zbatimit në Ohër, lista Serbë merr pjesë. Unë dua pjesëmarrje të serbëve por nuk mund ta detyroj Listës Serbe të marrë pjesë. Lista Serbe po rrëshqet në shkelje të ligjit, që organet tona të sigurisë të shpallen terroriste. Ndërkombëtarët nuk kanë arritur që ta plotësojnë premtimin ndaj meje që të merrte pjesë Lista Serbe. Unë jam për zgjedhje të parakohoshme, por në anën tjetër nëse nuk ke asnjë gram garanci se në zgjedhjet e parakohshme të përsëritet 23 prilli.’- tha Kurti.