Janë ngatërrestarë, “fusin shejtanin në shishe” dhe e kanë mendjen vetëm për telashe!

5 mistrecët e horoskopit që do të ngatërrojnë të gjithë dynjanë!

Virgjëresha Virgjëresha është një shenjë që nuk e ka problem ta thotë mendimin e saj , por sikur të kishte pak më shumë takt, mirë do ishte. Janë pak arrogantë dhe mënyra sesi shprehen mund t’ju bëjë të ndiheni keq.

Peshorja karakterizohet nga sharmi, por e përdor këtë të fundit për të manipuluar ! Janë telashendjellës por në fund ia arrijnë të dalin pa u “lagur”.

Binjakët
Binjakët luajnë lojë të dyfishtë dhe kjo është arsyeja që pse futeni gjithmonë në telashe me këtë shenjë!

Shigjetari Kjo shenjë futet në telashe sepse është një shenjë provokuese që nuk e kupton sesa ndikim mund të kenë veprat e tij tek të tjerët. Është shenjë e papërgjegjshme.

Ujori Ndonëse ujori është një shenjë e paqtë, “shejtanlliku” i tyre lidhet me pavarsinë dhe moskokëçarjen e tyre.