Planeti Tokë është plot me mrekulli natyrore për të cilat shumica nuk kanë dëgjuar kurrë.
Kishit dëgjuar ndonjëherë për tre liqene në Indonezi të cilat ndryshojnë vazhdimisht ngjyrën? Kelimutu është një vullkan i veçantë në Indonezi, sepse tre liqene sekrete ndodhen brenda kraterit të tij dhe ato ndryshojnë ngjyrën.
Arsyeja është se përmbajnë minerale të cilat krijojnë këtë fenomen natyror në varësi të periudhës së vitit dhe temperaturës.
Për shembull, në vitin 2016 ngjyra e liqeneve ndryshoi 6 herë nga janari në nëntor. Megjithatë, të parashikosh saktësisht se kur dhe si do të ndryshojë ngjyra e liqeneve nuk është një gjë e lehtë.
Ngjyrat në liqene ndryshojnë në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra, pasi secila ka lidhjen e saj unike me aktivitetin e vullkanit.
Kelimutu është më shumë se 1600 metra mbi nivelin e detit dhe ndodhet në ishujt Flores.
Zona thuhet se ka filluar të tërheqë vëmendjen pasi u zbulua nga një komandant ushtarak holandez, B. van Suchtelen në vitin 1915 dhe u bë më i njohur pasi Y. Bouman shkroi për vendin në vitin 1929.
Aeroportet më të afërt me zonën janë janë Maumere dhe Ende. Ka fluturime të rregullta për në Ende nga Bali. Udhëtimi nga Ende në Moni, qyteti në vullkanin Kelimutu ku mund të akomodohesh zgjat rreth tre orë, ndërsa nga Moni në parkun e automjeteve Kelimutu, 13 kilometra me makinë, rreth 45 minuta. Zakonisht turistët flenë një natë për të kapur lindjen e diellit në Kelimutu.
Kelimutu është i shenjtë për njerëzit lokalë Lio, të cilët besojnë se shpirtrat e të vdekurve migrojnë këtu. Shpirtrat e të rinjve shkojnë në ngrohtësinë e Tiëu Koo Fai Nuëa Muri (Liqeni i të rinjve dhe vajzave), të të moshuarve në të ftohtin e Tiëu Ata Bupu (Liqeni i të moshuarve) dhe ata të të ligëve në Tiëu Ata Polo (Të magjepsur ose Liqeni i Magjepsur).
Mishi i derrit, arra betel, orizi dhe sende të tjera lihen në shkëmbinjtë ceremonialë pranë liqeneve, në mes të vallëzimit të ceremonisë vjetore të Luanit ‘Ushqejeni Shpirtin e Paraardhësve, i cili mbahet më 14 gusht.