Gjatë stinës së verës, një pjesë e mirë e jona shpenzon lejen vjetore në ditët e nxehta. Dikush pushon 7 ditë, dikush tjetër më gjatë, dikush vetëm në fundjavë. Familjarë ose jo, të gjithë duhet të përballemi me çmimet e kripura në bregdet, sidomos në pikun e sezonit, gjatë muajve korrik dhe gusht. Sa mund të kushtojë mesatarisht një ditë në plazh? A mund të kursejmë apo ky është një mision i pamundur?
Me producentin e ekonomisë Angelo Haruni, me laps e letër, përllogaritëm faturën e pushimeve në “Dita Jonë.
“Në ditë shpenzon 18 500 lekë në ditë, ose 129 000 lekë për 7 ditë. Pa llogaritur transportin, rreth 12 000 lekë. Është një sport i kushtueshëm të bësh pushime në Shqipëri. Konsumohen dy paga mesatare të çiftit për pushimet”, tha Angelo.