Portieri i famshëm holandez Edwin van der Saer, 52 vjeç, u shtrua të premten në Qendrën Spitalore Klinike të Splitit për shkak të një gjakderdhjeje në tru.
Legjenda e futbollit holandez dhe atij botëror ndodhet në Klinikën për Neurologji dhe po i nënshtrohet diagnostikimit dhe trajtimit.
Van der Sar ishte me pushime verore në Hvar, kroaci, nga ku u soll me helikopter në spitain Splitit.
Gjendja e tij po ndiqet dhe nga Ajax, klubi për të cilin Van der Sa luajti për gati 10 vjet, i cili më vonë ishte drejtor ekzekutiv i tij.
Bashkëshortja e Edwin-it, Aannemarie është me të në spital dhe komunikon me publikun përmes klubit të famshëm.
“Edwin van der Sar mbetet në kujdes intensiv deri në njoftimin e dytë. Gjendja e tij është e qëndrueshme, por shqetësuese. Ajax po ndan informacionin në emër të gruas së tij Annemarie van der Sar. Familja Van der Sar është mirënjohëse dhe e prekur thellë nga të gjitha mesazhet e mbështetje”, njoftoi Ajax.