Nikoll Lesi shkruan në gazetën e tij, se pas kërkesës për arrestimin e Arben Ahmetaj, radhën e ka një ish-zyrtar shumë më i lartë, nga opozita.
“Burime të sigurta brenda drejtësisë thonë se pas arrestimit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, kërkuar nga SPAK, po përgatitet një tjetër arrestim nga e djathta shqiptare. Por nëse nga e majta arrestimi i Arben Ahmetajt është më i larti si zyrtar, nga opozita flitet për një “peshk” edhe më të madh se ish-numri dy në qeverinë Rama.
Themelet e betonuara të SPAK nga Arben Kraja, tani po ngrihen me hekur-beton nga Altin Dumani.
Do të kemi verë shumë të nxehtë për politikën e korruptuar shqiptare. Nga fundi i vjeshtës do ti kemi në burg të gjithë ata që guxuan të shpërdorojnë postin zyrtar dhe të vjedhin lekët e buxhetit.
SPAK-u po kthen besimin në popull të drejtësia. Ndaj krijoni kushte pune moderne, SPAK-ut dhe BKH, por edhe rrogat t’ju rriten sepse ata po kursejnë miliona buxhetit të shtetit si dhe po fusin edukatën (frikën) se nuk mund të mendosh të prekësh paratë e taksapaguesve shqiptarë”, shkruan ai.