Ka nisur faza e parë e aplikimit për studimet e larta ndërsa maturantët kanë gjashtë ditë kohë për të përzgjedhur online një deri në 10 degë të preferuara.

Në portalin e aplikimit universitar , u-albania, kandidatët kanë të gjithë informacionin e nevojshëm mbi më shumë se 560 programe studimi të ciklit të parë, në 39 institucione publike dhe private të arsimit të lartë.

Renditja e aplikantëve për fazën e parë do të bëhet e ditur më datë 27 gusht.