Valer Kolnikaj, ish-konkurrent i Big Brother, i ftuar në programin “Se Luan Topi”, tha se u gëzua që Luizi ishte një lojtar i fortë me të njëjtën origjinë si ai, por sipas tij fituesi i BBV2 është nga Dukagjini, por e ka kompleks ta pranojë.
“Në fakt Luizi është nga Dukagjini por nuk e ka përmendur ndonjëherë, në veri të Dukagjinit. Do ishte gjë e bukur të thuhet nga ai. Sepse unë jam shumë person që dua të përmendet, siç them jam malësor, që ka shumë artistë të tjerë apo personazhe që thonë jam nga Shkodra për t’u dukur më interesnat apo nga një vend tjetër për ti dhënë vlerë vetes, por mendoj që thjesht është absurditet i kohëve të vjetra”, tha Valeri.
I vjen pak si turp po thua që të thotë jam nga Dukagjini?
“Mendoj që e ka si klompleks, gjë që nuk duhet ta ketë sepse është një krenari të jesh dhe nga Dukagjini”, tha ai.