Marrëdhëniet mes Sali Berishës Berishës dhe Ilir Metës duket se nuk janë më si më parë.

Si Ilir Meta dje as Sali Berisha sot nuk e përmendën emrin e njëri tjetrit kur u pyeten nga gazetarët në konferencat respekive në selitë e tyre. Duket që ka një ftohje mes tyre.

Pyetjes si do të jetë rruga në shtator për Partinë e Lirisë, me PD-në apo pa PD-në, Ilir Meta iu përgjigj diplomatikisht “me aleatët tanë” po pa përmendur Sali Berishën.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe Berisha sot në konferencë për shtyp

Pyetjes së një gazetari nëse në vjeshtë rruga e PL dhe e PD do të jetë e përbashkët apo e ndarë me Ilir Metën?

Berisha iu përgjigj pa përmendur fare emrin e tij por foli për “një aleancë e fuqishme”

Pyetjes “Pa apo me Ilir Metën ? Berisha: “Pse do të caktoj unë kryetarin e Partisë së Lirisë. Sigurisht me krytarin”.