Nga Mero Baze/
Urdhër arresti i fundit për Arben Ahmetaj, ish zëvendëskryeministër I Shqipërisë, ka shtuar zërat që “parashikojnë” apo kërkojnë që drejtësia të veprojë dhe ndaj akuzave të mbetura pa përgjigje për drejtues kryesorë të opozitës. Madje disa prej tyre bëjnë dhe parashikime se kush prej tyre mund të hetohet.
Kjo në një farë mënyre përjetohet si ngushëllim për të balancuar goditjet ndaj të majtës në pushtet, të cilat janë në rangje të ndryshe, në forma të ndryshme dhe me arsyetime të ndryshme dhe shesh herë kontradiktore.
Për një shoqëri që kërkon të vendos një “rend të ri” të drejtësisë, kërkesa për balancim politik të akuzave në rrugë statistikore është një gabim. Madje është një formë e maskuar e drejtësisë së vjetër, e cila bënte llogari politike kur vepronte. Dhe pasi bënte disa qoka politike, pastaj kishte kartëvizitë të bënte gjëma në pjesën tjetër të historisë së drejtësisë.
Nga mënyra se si drejtësia e re po operon për hetimet, unë nuk shikoj problem faktin që ajo vepron vetëm kundër socialistëve në pushtet. Në fund të fundit ata janë target më I lehtë për tu hetuar dhe gjykuar pasi janë duke qeverisur.
Ajo që shikojë si problem, është tek precedentët që krijojnë me hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit, I cili të krijon idenë për qëndrime selektive të ndikuara politikisht.
Nuk shikoj ndonjë problem përse hetohen dhe gjykohen vetëm socialist, po përse për një vepër penale që një socialistë vihet nën hetim, një socialist tjetër ose ish zyrtar demokrat nuk preket, ose nuk hetohet fare.
Unë nuk kam asnjë shpresë që drejtësia e re do të hetoj 21 Janarin. I di përmendesh arsyetimet e tyre. …Ka kaluar shumë kohë, plumbi është dëmtuar, arma është ndërruar, Berisha nuk është hetuar në kohë etj. Ngjarja më e rënd e historisë së Shqipërisë në 33 vjet pluralizëm, pra pushkatimi I katër demonstruesve të paarmatosur dhe të parrezikshëm në bulevardin kryesor, injorohet sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe argument kryesor është se kanë kaluar 12 vjet, ndërsa Vangjush Dako arrestohet si ish kryetar Bashkie I Durrësit, se më 2010 ka dhënë një leje ndërtimi e cila më pas është shkelur nga ndërtuesi dhe janë bërë kate pa leje.
Si ka mundësi që për një “krim” të 2010 ka afate ligjore për tu hetuar e dënuar 8 persona, pse kanë lejuar katër kate pa leje dhe për vrasjen e katër personave, për të cilën kryeministri mburret që e ka bërë me vetëdije, shmangen përgjegjësia dhe askush nuk merr guximin të hetohet. Është rasti I vetëm në botë besoj, përjashto ndonjë diktaturë, që një kryeministër ka vrarë live është mburrur live dhe ka manipuluar live në atë krim dhe nuk është thirrur ende pas 12 vitesh qoftë dhe për një seancë pyetjesh.
Atëherë çfarë standardi vendos arrestimi i Dakos? Ai “non grata” Berisha “non grata”. Ai arrestoht pwr kate pa leje Berisha nuk arrestohet pwr vrasje me leje.
Standardi që vendos është se mund të hetohet një krim urbanistik I 2010, por jo një krim vrasje I 2011. Kjo sa i takon temës së afateve të djegura.
Edhe më keq është situate kur flitet pafuqinë për të marrë vendime kur nën akuzë janë deputetë të opozitës.
Rasti I Ervin Salianjit mund të hyj në historinë e drejtësisë botërore, se si një gjykatë apeli shtyn rregullisht për dy vjet , marrjen e një vendimi, vetëm se ai dhe shefi I partisë së tij i shajnë dhe kërcënojnë publikisht dhe deputetët shkojnë në sallën e gjyqit kur zhvillohet senacna. Ka dy vjet që Gjykata e Apelit nuk zhvillon asnjë seancë nga presioni politik publik mbi drejtësinë, dhe I njëjti njeri ulërinte “burg për Arben Ahemtaj” në komisionin e mandateve, edhe pse ai është shembulli tipik I të gëzuarit të lirisë së gjykimit duke qenë deputet I paarrestuar dhe pse është dënuar me burg.
Ndërkohë tre ditë më parë pash një lajm që të dëshpëron dhe më shumë për dy lloj standarte. Ish kryebashkiaku I Fushë Arrëzit është vënë në pranga se ka lejuar ndërtimin e një rruge fshati me fonde të mbledhura nga komuniteti dhe u ka vënë në dispozicion fadromën e Bashkisë. Jam I sigurt se ky është një “krim” që e kanë bërë 99 për qind e bashkiakëve të Shqipërisë që kanë zona malore në administrim duke bërë rrugë rurale në ndihmë të komunitetit. Aq më tepër kur ata I mbledhin vet shumicën e pareve. Atëherë ose duhen future në burg të gjithë, ose kemi drejtësi selektive. Nuk ka rëndësi nëse ai është I PS. Ka dhjetëra bashkiak të PD që e kanë bërë po këtë gjë me shumë qejf.
Krijimi I standardeve të dyfishta në gjykimin e zyrtarëve të lart, është problem serioz, pasi pikërisht ky standard krijon pastaj atë debatin shterp, pse arrestoni vetëm nga PS e jo nga PD.
Për mua ky nuk është debat real. Mund të ndodh që të arrestohen vetëm nga PS dhe ky nuk është asnjë problem. Por jo me precedent me të cilët mund të fusësh në burg gjithë PD dhe PS që ka qenë dhe një ditë në pushtet.
Nëse dënon një bashkiak pse ka lejuar shtesë pa leje, atëherë fusni në burg Edi Ramën, Erion Veliaj Lulzim Bashën, dhe gjithë bashkiakët e Shqipërisë. Tw gjithwve u janw ndwrtuar kate pa leje.
Nëse mendoni se duhet future në burg një kryebashkiak i një zone malore se ka ndihmuar në hapjen e një rruge me lek të qytetarëve atëherë futini të gjithë në burg ata që e kanë bërë këtë gjë dhe do ngeleni pa asnjë bashkiak në zyra.
Dhe Akoma më keq nëse e keni vendosur që po vrave katër vet në bulevard si kryeministër as pyetesh kurrë e as dënohesh, atëherë na njoftoni se këtu u vendoska lehtë diktatura, nëse kryemintisri vendos të vras ata që protestojnë , siç bëri Sali Berisha.