Sulme të ashpra mes Rusisë dhe Ukrainës kanë vijuar edhe mbrëmë gjatë natës. Nga njëra anë Ukraina ka sulmuar me dronë qytetin e Moskës, ku për pasojë janë shkatërruar dy shtëpi, ndërsa Rusia ka ana tjetër ka vijuar sulmet me qëllim shkatërrimin e magazinave me grurë dhe elb.

Forcat ruse kanë ndërmarrë një sulm të ri ajror me dronë në Odessa me qëllim shkatërrimin e magazinave që mbajnë grurë dhe elb.

Ndërsa nga ana tjetër Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se Kievi ka ndërmarrë një sulm kundër Moskës, ku për pasojë u shkatërruan dy shtëpi.

Rusia e ka akuzuar Ukrainën se qëndron mbrapa sulmeve me dronë që i kanë dëmtuar të paktën dy ndërtesa në Moskë.

Zyrtarët ukrainas nuk janë deklaruar ende, mirëpo ata rrallë e marrin përgjegjësinë për sulmet brenda Rusisë.

Odessa ende nën bombardimet e rënda ruse, goditja e katedrales: UNESCO dënon trashëgiminë e shkatërruar. Zelensky premton hakmarrje.