Olta Gixhari feston sot ditën e lindjes.

Aktorja e njohur mbush 37-vjeç.

Urimet për Oltën kanë qenë të shumta nga fansat që krijoi teksa ishte brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”.

Ajo i ka ndarë të gjitha urimet në “Instastory”.

Kujtojmë se Olta është duke xhiruar filmin “Në kuadër të Dashurisë”, aty ku është protagoniste me fituesin e “BBV”, Luiz Ejllin dhe me aktorë të tjerë të njohur.

Nuk dihet nëse pas kësaj eksperience ajo do të angazhohet në ndonjë projekt të ri televiziv apo në film.