Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionin antikanabis të zhvilluar në Krujë, ku u asgjësuan 1200 bimë narkotike dhe u arrestua një person.

Balla thotë se lufta kundër kultivimit të kanabisit duhet të vazhdojë edhe më fort, përsa kohë që ende gjendet drogë nga autoritetet. Ai thekson se goditja duhet të jetë sistematike, çdo ditë.

“Lufta kundër kultivimit të kanabisit duhet vazhdojë edhe më fort, përderisa përsëri e përsëri, tek tuk, kanabisi rinxjerr kokën sapo policia e kthen kokën nga ana tjetër. Dhe kur Policia godet, edhe rezultatet nuk mungojnë. Prandaj goditja duhet sistematike, çdo ditë. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Tiranë për operacionin në malësinë e Krujës, ku u zbuluan dhe u asgjësuan sot mbi 1200 bimë kanabis, bashkë me të zotin e tyre para drejtësisë”, shkruan ministri.