Rama: Shumë i dashuri presidenti Clinton. Nuk ka qenë kurrë më e veshtirë për mua sesa të përgatitem të flas, e pastaj edhe të flas këtu, duke ditur se pas meje do ta marrë fjalën një njeri të cilit qysh përpara se të hyja në jetën politike kam parë e dëgjuar fjalimet e tij, për shijet drejt një bote më të mirë. Në krahët e pasionit të tij në kërkimin e një rrugë paqeje e prosperiteti që është qëllimi i gjithë përpjekjeve. Jo vetëm ja kam parë e dëgjuar e lexuar ato që ka thënë por edhe studiuar se si i ka thënë për të mësuar jo vetëm prej përmbajtjes dhe artit të tij të pashembullt të komunikimit, duke i analizuar ritmin, gjestikulacionin e duke i admiruar atë që nuk mësohet dot e nuk tregohet dot, empatinë magjepsëse që e bën atë një ndër oratorët më të mahnitshëm që ka njohur historia. Qasja ime e fjalës këtu është ajo e një artisti të rilindjes , lejoj t’ja nis si çdo nxënës duke evokuar bazat.
Që nga inaugurimi i tij i parë në 1953 “There is nothing wrong with America…” ku ai predikon fuqinë e drejtësisë tek fjalë e lamtumirës ”..remember our best days are still ahead”. Ku na tregon se rruga e pajtimit është e vetmja përtej dhimbjes së shkatërrimit, kur na ushqen kurajon përballë çdo pengese, kur vë lart tolerancës mbi çdo tundim hakmarrës. Presideti Clinton i rrëmbeu zemrën Amerikës me forcën unikale të fjalës së tij. Pararendi si vëllanë e tij politik Tony Bler dhe hapi një rrugëtim historik jo vetëm për Amerikën. I dhanë seriozitetin qeverisë dhe fuqinë për të shembur monopolin. E majta e atyre viteve ishte shumë e adaptueshme ndaj politikave liberale. Luajti një rol themelor në rrugën e Europës më përpara, rrezatoi aq shumë anë e mbanë në Evropë e në Shqipërinë tonë të vogël. Rruga e tretë e metodës Clinton e vendos fokusin tek përgjegjësia qytetare më shumë se tek vijat ndarëse. Rruga e tretë ishte si uji në shkretëtirë dhe sedra nuk më lët të mos jua tem se sot e gjithë dotën Shqipëria është një vend ku një parti e tretë vazhdon të qeverisë. E kemi përjetuar në mënyrë rrëqethëse në lëkurën e kombit tonë fjalën e Clintin ku ai iu drejtua Amerikës dhe mbarë botës për mbrojtjen e Kosovës. Ai fjalim është për historinë e Kosovës një gurë përkaltues i rrugës së të ardhmes. Adresimet e tij të drejtëpërdrejta për të dy popujt e përfshirë pa dëshirën e tij në luftë, kanë lënë pa frymë atë natë çdo shqiptar dhe çdo serb.
Duke qenë shqiptar unë kam dëshirë të besoj se e njëjta gjë thuhet edhe për emrat e vendeve, ne jemi veni i shqiponjave. Mbase nuk është rastësi që shpresën ua ridha shqiponjave të përzëna nga Kosova. Presidenti i 42-të i SHBA-së na mësoi se të kesh shpresë do të thotë të besosh se ka regjime të këqija por jo popuj të këqij. Nuk e dimë si do të ishte e ardhmja e vendit tonë pa këtë zotëri, por do të kishte qenë shuëm më e zymtë se sa mund të guxojmë ta marrim me mend. Mund të thuhet pa frikë se gjysmë mln refugjatë kosovarë që erdhën për të kërkuar shpëtim në Shqipëri mund të mos ishin kthyer në shtëpi. Kasapi i Beogradit mund ta kishte kaluar jetën në pushtet dhe jo pas hekurave, kontributi i drejtëpërdrejtë për shqiponjën tonë binjake e eklipson natyrshëm kontributin për Shqipërinë.