Përmes një postimi në Facebook Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka shkruar se duhet një armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë për të nisur sa më shpejt negociatat e paqes.
Ai e shoqëroi këtë shkrim së bashku me një video ku shihet ai duke folur në Samitin e NATO-s në Vilnius.
“Në vend të armëve, Ukraina ka nevojë për paqe. Pozicioni hungarez është i qartë sepse lufta është afër kufijve tanë. Duhet një armëpushim, në vend të luftës dy palët duhet të nisin sa më shpejt negociatat e paqes. Hungaria vendos kufizime për të parandaluar ndryshimin e pozicionit të NATO-s. Aleanca është ushtarako-mbrojtëse e krijuar për të mbrojtur vendet anëtare, jo për të nisur armiqësi në vende të tjera”, ka shkruar Orban.