Kryeministri Edi Rama ka inspektuar akset e reja në jug, Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi.

I shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, Rama ka inspektuar akset të cilat jo vetëm do shkurtojnë distancat por edhe trafikun në këtë sezon të ngarkuar turistik.
Rruga Orikum-Dukat është e aksesueshme por është ende në punim e sipër, ndërsa segmenti i ri Palasë- Dhërmi do e përshkojë rrugën për 7 minuta, duke shkurtuar me 20 minuta rrugën e vjetër

“Është e aksesuesme por kërkojmë edhe ndihmën e policisë rrugore për sigurinë rrugore. Në përfundim pasi të jenë mbyllur të gjitha veprat e artit dhe pjesa e bimësisë, do kalojmë në asfalt që do jetë mbyllja përfundimtare. Në segmentin Palasë-Dhërmi. Pasi kalojmë tunelin e Llogarasë që ka progres shumë të mirë, jemi në segmentin Palasë-Dhërmi, i përfunduar dhe i hapur. Kjo rrugë ka shkurtuar mbi 3 km dhe në kohë mbi 20 minuta. 7 minuta nga Palasa në Dhërmi.

Është një rrugë që ka funksionalitetin e plotë dhe nuk krijon trafik. Zona turistike po vazhdon të zhvillohet edhe më tutje, parashikohet që tq kemi një rrugë të re, pa prekur vijën bregdetare e cila do të lidhë edhe Porto Palermkon. Synimi është që rrugën ta lidhim deri në Sarandë. Rruga e vjetër bllokohej në fundjavë, bumi i turistëve është i padiskutueshëm këtë vit. Kjo është një rrugë në kushtet e plota të sigurisë me të gjitha sinjalistikat”-tha Balluku.