Partizani u eliminua nga Champions League, duke vijuar tanimë garën në Ligën e Konferencës. Më 25 korrik kampionët e Shqipërisë luajnë në transfertë kundër Atletic D’Escalanate, skuadrës kampione nga Andorra. Në letër “Demat” nuk do e kenë të vështirë, teksa trajneri Zoran Zekic ka tre emra më shumë në listën e futbollistëve që mund të përdorë për dy duelet kundër D’Escalante.
Klubi ka federuar emrat e Gjelbrim Taipit dhe Archange Bintsouka (sulmues), ndërsa dje të kuqtë zyrtarizuan edhe afrimin e mbrojtësit kroat, Mateo Kocijan. 28-vjeçari ka qenë pjesë e Slaven Belupo në Kroaci dhe duket se është dëshirë e vetë trajenrit Zekic.
Mbrojtësi u bashkua me grupin dhe dje zhvilloi stërvitjen e parë. Me tre emra më shumë si përforcim, tanimë Zekic ka nga një element shtesë në secilin repart të fushës.