Pas thirrjes së Erion Veliajt drejtuar Foltores për të çuar numëruesit, ka nisur procesi i numërimit të votave në Rrogozhinë. Prej 4 orësh, opozita vijonte të mbante të bllokuar numërimin e votave duke mos dërguar numëruesit e saj dhe mbajtur peng rezultatin.

Më herët Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës Erion Veliaj i bëri apel opozitës që të çojë numëruesit e votave në Rrogozhinë. “Saliu dhe salinjtë lokale duhet të sillen si të rritur, e të përballen me verdiktin e popullit të cilin e ftuan gjithë ditën të shprehet kundër të majtës, kundër zhvillimit e kundër perëndimit!

Shoku Sali – më mirë një fund i tmerrshëm, se një tmerr pafund! Sill numëruesit e vazhdo mbaj peng të tutë, por jo një qytet të tërë si një humbës idhnak toksik”, nënvizoi Veliaj.