Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u bën apel qytetarëve të kenë kujdes nga zjarret. Rritja e temperaturave, ka nxitur aturoritetet të marrin masa të shtuara për parandalimin e zjarreve dhe të apelojnë për bashkëpunimin e qytetarëve

“Situata emergjente e zjarreve është një sfidë e madhe për të gjithë ne dhe mënyra më e mirë për t’u përballur me të është të jemi të përgatitur për të shmangur rreziqet për të mbrojtur veten, të tjerët dhe natyrën e vendit tonë.”, shkruan Peleshi.

Peleshi vazhdon me thirrjen që cdo person të telefonojë menjëherë tek 128 -ta Shërbimin e Zjarrfikëses, në çdo kohë e për çdo rast emergjence.