Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që fushata e kandidatëve të Bashkisë Rrogozhinë të nisë më 10 korrik.

Lista e komisionerëve duhet të dorëzohet deri në datën 13 korrik, ndërsa anëtarët e grupeve të numërimit të votave, deri më datë 17 korrik.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi miratoi edhe fletën e votimit që do të përdoret në zgjedhjet e 23 korrikut në Rrogozhinë.
Kujtojmë se Kolegji Zgjedhor pranoi kërkesën e kandidatit të ‘BF’ për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Rrogozhinë, duke vendosur ripërsëritjen e tyre më 23 korrik.