Pavarësisht humbjes 2-3 në miqësoren e parë amerikane ndaj Real Madrid trajneri i Milan, Stefano Pioli, ka mbetur i kënaqur nga skuadra e tij. “Ky ekip më pëlqen shumë. Kanë ardhur lojtarë të fortë si Pulisic, Loftus-Cheek e Reijnders dhe më pëlqen se si po rriten dita-ditës, si po bashkëpunojnë me të vjetrit”, tha trajneri kuqezi.
“Këto blerje do të na mundësojnë që të bëjmë një lojë më sulmuese. Pas 10 ditësh stërvitje kam parë gjëra mjaft interesante, siç është mënyra se si e qarkullojmë topin dhe po tregojmë personalitet në fushë. Krahasuar me vjet po mbulopjmë zona të ndryshme të fushës edhe pse princimet e lojës janë po ato”, tha Pioli.
Në këtë ndeshje miqësore luajtën mjaft të rinj, si Luka Romero, që shënoi një gol: “Romero është përshtatur mirë, jo vetëm për golin që realizoi”, tha Pioli. Në kohën që skuadra luante, në Los Anxhelos mbërriti edhe Okafor. “Është një sulmues që mund të luajë në disa pozicione, ëhstë i rid he ka treguar mjaft aftësi të mira”, tha trajneri.
“Një gjykim më të saktë për Okafor do të jap pasi ta kem stërvitur, por është i shpejtë dhe i aftë në lojën “një kundër një”. E njëjta gjë edhe për Chukwueze, që nuk e kemi blerë ende dhe nuk e kam parë nga afër”, u shpreh Stefano Pioli.