Kryeministri Albin Kurti ka qujatur masat e paralajmëruar nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës si të përkohshme, teksa u shpreh se këto masa janë të padrejta dhe se është në komunikim të përditshëm me BE-në.
Deklarata e Kurtit vjen pas kritikave të opozitës së Kosovës për izolimin e vendit.
Nga Podujeva, ai ka thënë se disa masa edhe kanë filluar që të zbatohet duke përmendur anulimin e vizitave.
Me këtë rast ai ka sqaruar se janë identifikuar 45 persona që bëjnë pjesë në dy organizatat e shpallura terroriste nga Qeveria javën e kaluar, “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”.
“Janë paralajmëruar masa të cilat disa edhe javën zbatuar disa prej tyre. Bëhet fjalë edhe për anulim të vizitave, masat janë të padrejta për bindjen time ajo çfarë ne duhet të bëjmë është ajo që ti kalojmë ato kredi e grande në vlere prej 149 milionë euro kredi dhe grade që nuk kalojën pa 2/3 në Kuvend. Ne kemi ngujim aktual që mund ta kalojmë bashkë”.
“Deri më sot janë identifikuar 45 persona identifikim i saktë që kanë marrë pjesë në sulem dhune ndaj ushtarëve të KFOR-t policisë e gazetarëve, por edhe që kanë përdorur armë, ju e patë çfarë armatimi u konfiskua me 23 qershor. Qytetarë serb janë më të frikësuarit prej këtyre kriminalëve, që na dërgojnë informacion çdo herë kur vepron ligji. Kemi pa numër fakte e dëshmi se bëhet fjalë për organizata terroriste, nëse nuk do ti shpallini do të bënim shkelje dhe dëm”.
“Me BE jam në kontakt ë përditshëm dje kam biseduar me Borrellin edhe me ndërmjetësin Lajçak jam interesuar edhe për deskalim edhe për normalizim që nënkupton sundim të ligjit, ose edhe të shkojnë në Serbi”.