Drejtori i CIA-s, William Burns, pretendon se presidenti rus, Vladimir Putin, ndoshta është ende duke analizuar mundësitë se si të sillet me shefin e Wagnerit, Yevgeny Prigozhin. Një muaj më parë, mercenarët e Wagnerit dhe bosi i tyre udhëhoqën një rebelim në Rusi.

“Rebelimi i Wagnerit ekspozoi dobësi të konsiderueshme në sistemin e pushtetit që ndërtoi Putin. Ai do t’i hakmerret Prigozhinit”, tha Burns dje në Forumin e Sigurisë në Aspen, shkruan bbc.

Prigozhin u shpërngul, por nuk është e qartë se ku ndodhet tani sepse së fundmi ka qenë në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, por edhe në Rusi. Kreu i CIA-s beson se Putini po përpiqet të blejë kohë gjersa të gjej mënyrën për ta larguar nga skena ish-aleatin.