Presidenti Bajram Begaj është nisur për një vizitë zyrtare në Slloveni. Vizita e kryer me ftesë të presidentes sllovene, Natasha Pirc Musar, do të nis ditën e nesërme në datat 13-14 korrik 2023. Ceremonia e mirëseardhjes nis ditën e enjte, 13 korrik në orën 10:00 dhe pas takimeve kokë më kokë dhe mes dy delegacioneve, në orën 11:45, Presidentët Begaj dhe Pirc Musar do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp, mbi marrëdhëniet midis dy vendeve dhe rezultatet e pritshme të kësaj vizite në marrëdhëniet dypalëshe.

Në qendër të bisedimeve me Presidenten e Sllovenisë, znj. Natasha Pirc Musar, do të jenë bashkëpunimi dypalësh, me fokus të veçantë bashkëpunimin ekonomik, integrimi evropian dhe bashkëpunimi rajonal, si dhe efektet e agresionit rus në Ukrainë për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, por jo vetëm. Përveç, ceremonive zyrtare dhe takimeve me Presidenten Pirc Musar, Presidenti Begaj, do të zhvillojë takime të veçanta edhe me Kryeministrin e vendit, Dr. Robert Golob, si dhe Kryetaren e Asamblesë Kombëtare, znj. Urshka Kakoçar Zupançiç.