Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku do të bëhen prindër për herë të dytë.

Këtë lajm që qarkullon prej kohësh në media sociale e ka konfirmuar vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram.

Me anë të një videoje që ja kanë kushtuar 5-vjetorit të ditëlindjes së vajzës së tyre, Ajkës, Besi duket teksa puth barkun e Xhensilës.

Por nga ana tjetër edhe vetë Xhensila në videon e postuar ka vendosur hashtag-un #4, duke lënë të nënkuptuar se familjes së tyre do t’i bashkohet një pjesëtar i ri ose e re së shpejti.

“Masa e gjithçkaje je o Ajka jonë. 5 vite dritë qiellore në sytë tanë,” shkruan ajo krahas videos.

Çifti ishin në një lidhje prej vitesh, por në vitin 2017 vendosën të kurorëzonin me martesë dashurinë e tyre gjatë një ceremonie VIP.