Një bebe e sapolindur që besohet se është braktisur në pyll për t’u vrarë nga kafshët e egra, është zbuluar nga një qen rruge që mrekullisht e ka transportuar drejt njerëzve. Ngjarja ka ndodhur në Tripoli, Libi. Qeni besohet se ka gjetur beben vajzë në një qese mbeturinash në veri të kryeqytetit të Libanit, të mërkurën.

Qeni kishte nisur më pas të tërhiqte qesen me të sapolindurën, derisa kalimtarët dëgjuan të qarat e bebes nga brenda, shkruan rrjeti arab The National. Bebja më pas u dërgua në spitalin e Tripoli ku mjekët raportohet se po përpiqen t’i shpëtojnë jetën.

Zemërim i gjerë shprehej në rrjet për braktisjen e fëmijës teksa shumë thonin se qeni kishte treguar më shumë humanizëm sesa prindërit e saj kriminalë.

Policia tha se po kërkon përgjegjësit e ngjarjes në Tripoli.