“Erion Veliaj, një shembull për t’u admiruar, la mundësitë e SHBA-së për të kontribuar në Tiranë!” Kështu tha Renis Nushaj, i cili është prokuror në Amerikë dhe i përfshirë në strukturat e Partisë Demokratike Amerikane. Ja fjala e plotë e Renis Nushajt!
“Ata që kthehen, tregojnë një forcë të madhe shpirtërore, mendore. Sepse sakrifikojnë shumë, lënë shumë gjëra mbrapa, në mënyrë që të kthehen e të kontribuojnë në Atdhe. Ata janë për t’u admiruar. Shembull për t’u admiruar, është Erion Veliaj. Unë e njoh Erion Veliajn sepse kemi jetuar në një lagje te Mihal Grameno. Kur unë bëja master, ai çonte gjeneratorët te Kryeministria. Donte sakrificë ajo që bëri ai djalë, që unë nuk e bëra. Ai e bëri Tiranën që baltën e gjeta vetem te kjo studio në dekor. Për mua ai është shembull. Realiteti është që ai sakrifikoi, la shkollën, mundësitë që të jep SHBA-ja, që janë të pafundme dhe të thjeshta. Erion Veliaj, që la gjithçka mbrapa për të ardhur në Shqipëri, ky akt është për t’u admiruar. Nuk arrihet kollaj. Ne që jemi atje, me gjithë dëshirat tona nuk e kemi bërë atë sakrificë, e vlerësojmë atë që ka bërë Erion Veliaj, por edhe shumë shqiptarë të tjerë. Kush jeton në Amerikë, ka aftësinë që me punë të ecë përpara. Të gjithë kemi ecur përpara në profesionet tona, në bizneset tona, sepse veç punë kërkonim. Atje po punove, po iu përkushtove profesionit apo biznesit do arrish diçka. Kjo është e paevitueshme. Erion Veliaj u kthye dhe punën e tij e sheh gjithë vendi. Nuk di të them shumë për Shqipërinë, por di të them për Tiranën. Ndryshe e lashë dhe ndryshe e gjeta. Ndryshe ishte në 2005-ën kur u riktheva dhe më ndryshe është sot. Në 2005-ën Tirana ishte baltë në çdo qoshe, sot realiteti është shumë ndryshe. Tirana është zhvilluar në çdo cep. Në këtë lagje kur keni studion ju sot, unë dilja me gjyshin tim, merrnim rrugën për te Botanika dhe gjyshi im mblidhte lule për gjyshen sepse ishte vetëm fushë. Ndërsa sot, është qytet më vete, sa që edhe unë humba rrugën, nuk gjeta as shtëpinë që kam patur. Në çdo qoshe është asfaltuar dhe rregulluar. Duken gjëra të vogla, por për një vend me 3 milionë njerëz, që ka ekonomi të vogël, janë arritje të mëdha. Për ata që jetojnë në Tiranë duken gjëra të vogla sepse të dallon syri problemet, por kur rri jashtë për shumë kohë, shikon vetëm përmirësimet. Një shembull: Erion Veliaj mund të ishte avokat në SHBA dhe unë kryebashkiak i Tiranës. Sakrificat që ai bëri i japin këtë lloj rezultati. Sakrificat e mia janë të limituara në bazë të jetës që kam atje. Unë jetoj shumë mirë, mbase më mirë se Erion Veliaj, por produkti i punës së tij është më i dallueshëm se produkti i punës sime. Për mendimin tim, puna që bën Erion Veliaj dhe të gjithë ata që janë kthyer, është një vlerë e madhe për të gjithë vendin, jo vetëm për vetveten dhe familjen.
Unë e analizova Erion Veliajn sepse ishte shembulli më i afërt, është i brezit tim. Logjikoj në mënyrë individuale, analizoj hapat e tij si person. Veliaj mund të kishte të njëjtën karrierë si mua, mund të ishte edhe më i suksesshëm se unë në Amerikë. Kështu që ai bëri një sakrificë të madhe. Hapat e tij janë pozitivë dhe një sakrificë e tejskajshme, përtej gjithë normaleve. La një jetë komode në Amerikë dhe u kthye në Shqipëri për të ndryshuar Tiranën. Ai meriton të vlerësohet për sakrificë që bëri”, u shpreh prokurori në Dritare TV.