Ditën e nesërme do të mbahet një seancë e posaçme në Kuvend në orën 10:00 për çështjen Ahmetaj. Edhe pse ishte parashikuar për ditën e hënë PS pranoi kërkesën e opozitës dhe seanca e posaçme do të zhvillohet nesër.

Kërkesa e SPAK për të zhveshur nga mandati dhe imuniteti Arban Ahmetajn me qëllim arrestimi, dominoi seancën e sotme plenare në Parlament duke prodhuar debate të forta. Gazment Bardhi, kreu grupit parlamentar të PD ngulmoi se në këtë seancë duhet diskutuar e votuar pa asnjë vonesë kërkesa e SPAK.