Presidenti rus Vladimir tha se kundërofensiva e Ukrainës “ka dështuar” teksa priti liderin bjellorus Alexander Lukashenko, aleatin e tij të ngushtë, për bisedime në Shën Petersburg.
“Nuk ka kundërsulm,” cituan agjencitë ruse të lajmeve të ketë thënë Lukashenko, ndërsa Putin i është përgjigjur “Ekziston, por ka dështuar”.
Ukraina filloi kundër-sulmimin e saj të shumëpritur muajin e kaluar, por deri më tani ka korrur vetëm fitime të vogla kundër forcave ruse, të cilat kontrollojnë më shumë se një të gjashtën e territorit të saj pas gati 17 muajsh lufte.
Një kanal Telegram i lidhur me Lukashenkon e citoi atë të thoshte me ironi se luftëtarët e grupit mercenar rus Wagner, të cilët tani po trajnojnë ushtrinë e Bjellorusisë, ishin të etur për të shtyrë përtej kufirit në Poloninë anëtare të NATO-s.