Një qytetare ka telefonuar e revoltuar në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën”. Ajo ka deklaruar se populli është lodhur me të njëjtat fytyra që dalin çdo ditë në televizion.
Sipas zonjës, ka ardhur koha që Sali Berisha ta mbyllë karrierën sepse ka siguar të ardhmen edhe për brezat e ardhshëm.
“Ç’është ky mallkim i madh që ka marrë ky populli jonë që luftoi, që dha jetën për këtë vend.
Ka ardhur koha që ne që e hoqëm zvarrë Enver Hoxhën, ta kërkojmë me ulërima të mëdha dhe të themi të keqen e fukarallëkut.
Qetësia qenka jeta more djalë. Nuk hapim dot TV, kë të shikosh, po ato fytyra.
Çfarë faktesh kërkon Sali Berisha? Pse nuk e shan njëri Sali Berishën si mjek? Nuk e gjen në botë.
Pse nuk e mbyll karrierën me nder? Punoi, luftoi dhe nuk u ngop me breza. Ta lërë popullin e qetë”, u shpreh qytetarja.