Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me pamje nga aksi rrugor Orikum – Dukat, tashmë i hapur për qarkullimin e automjeteve.

Po ashtu kryeministri ka ndarë edhe opinionet e qytetarëve dhe turistëve të huaj për këtë aks rrugor, ku të gjithë shprehen se është bërë një punë fantastike, duke shkurtuar distancën ndjeshëm dhe ulur rrezikun për aksidente, pasi aksi i mëparshëm ishte shumë i rrezikshëm.

-“Hera e parë që e provojmë. Shumë mirë. Unë e bëj çdo verë këtë rrugë, këtë vit jemi shumë të kënaqur”

-“Shumë shumë e bukur, shumë shumë e nevojshme. Më mirë se kaq nuk ka të shkojë.”

-“Ka pasur shumë kthesa dhe shumë e rrezikshme. Bravo Edi Rama që ka bërë këtë rrugë shumë të mirë, shumë të bukur.”

-“Po vij pas 7 vitesh. Është në rregullim e sipër, por shumë mirë.”

-Turist i huaj: “Është fantastike. Shumë mirë për të udhëtuar në të.”

Po ashtu edhe efektivë të policisë rrugore shprehen se ky aks ka lehtësuar ndjeshëm punën e tyre si dhe i bëjnë apel drejtuesve të automjetet të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

-“Ky aks ka lehtësuar shumë punën tonë, duke bërë të mundur që qytetarët të shkojnë shumë më shpejt në destinacion, duke lehtësuar trafikun.”

-“I bëjmë apel drejtuesve të mjeteve, të bëjnë kujdes me parakalimet, të vendosin rripin e sigurimit dhe të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.