Emërohen dy anëtarë të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Me vendimin e sot të Këshillit të Ministrave si përfaqësues i Ramës është Elira Kokona, ndërsa Ermal Nufi është emëruar si anëtar I këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Sipas vendimit nr. 752, datë 2.11.2012 për përcaktimin e proçedurës dhe të kritereve për caktimin e anëtarëve të bordit drejtues të zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshëm.
Bordi drejtues i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë, prej të cilëve 2 (dy) të caktuar nga Kryeministri, 2 (dy) të caktuar nga Ministri i Drejtësisë, dhe 1 (një) i caktuar nga Ministri i Financave.