Tashmë nisma e Ballkanit të Hapur është lënë mënjanë por kryeministri Edi Rama vijon të jetë i bindur se Kryeministri Albin Kurti ka gabuar duke mos marrë pjesë në këtë nismë.

“Nuk dua fare në këtë proces për organizimin e samitit të Berlinit dhe domosdoshmërinë e të futurit bashkë të gjithë nën ombrellën e Berlinit. Dua që Ballkanin e Hapur ta lë mënjanë. Nuk dua ti jap askujt asnjë mundësi që të vijojë të flasë për paralelizma dhe alternativa. Kjo është shumë e qartë. Për mua Ballkani i Hapur ka bërë shërbim të madh. Një mijë herë të kthehesha do e bëja prapë. Kush nuk ka marrë pjesë në Ballkanin e Hapur ka bërë gabim për veten e vet” tha Rama.