VELIPOJË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka ndarë përshtypjet e pushuesve nga bregdeti i Velipojës. Ata thonë se janë të kënaqur me shërbimin, por edhe me kushtet e sigurisë.

“Siguria është shumë e mirë. Jemi të kënaqur”, shprehen pushuesit.

Shefi i qeverisë thotë se pushuesit do t’i gjejnë plazhet e vendit të pastra.

“Mirëmëngjesi dhe me bregdetin e Velipojës, nëpërmjet përshtypjeve të pushuesve që këtë vit e gjejnë më mirë të organizuar, si edhe më të pastër se asnjëherë më parë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan ai.